75 Mall Live Search
22:23 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Gj Sh

Prishtina fiton derbin e kryeqyteti dhe rikthehet në krye të tabelës

Prishtina po vazhdon me rezultate pozitive.

Bardhekaltërit sonte shënuan fitore në derbin e kryeqyteti ndaj Prishtinës së Re, ku rezultati në ”Fadil Vokrri” ishte 2-0, shkruan IndekssOnline.

Mario Ilievski shënoi golin e epërsisë, në minutën e 17-të, ndërsa Blend Baftiu siguroi fitoren, me golin e shënuar në minutën e 69-të.

Pas kësaj fitore, Prishtina rikthehet në krye të tabelës me 13 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini, ndërsa Prishtina e Re renditet në vendin e shtatë, me 6 pikë në po aq ndeshje./IndeksOnline/