Prishtina fiton derbin, kalon në çerekfinale

Skuadra e Prishtinës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Klubi i bardhekaltër ka shënuar fitore në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës ndaj Dritës me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi kapiteni, Laurit Boshnjaku – gol ky që erdhi në vazhdime në minutën e 106’të.
Kujtojmë që në këtë përballje u ndëshkuan dy lojtarë të Dritës me karton të kuq. Ishte Vucaj dhe Brdarovski.
Kundërshtarin e ardhshëm të Prishtinës e përcakton shorti pas disa dite./IndeksOnline/