75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 28 Gusht 2022 / C E

​Prishtina fiton derbin me Llapin, Drita ndalet nga Ferizaj

Prishtina e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1, në derbin e xhiros së katërt të zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Uka në minutën e 12′ dhe Krasniqi në të 67-tën shënuan për Prishtinën, ndërsa golin e vetëm për Llapin e realizoi Selimi në minutën e 75′.

Ndeshje tjetër shumë interesante u zhvillua në Ferizaj, ku Drita e trajnerit Ardian Nuhiu u ndal me barazim 1-1 nga Ferizaj, skuadër që drejtohet nga trajneri Arbnor Morina.

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës mbyllet me ndeshjen Ballkani-Dukagjini sonte nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.