75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / C E

Prishtina fiton derbin, zyrtarisht në garë për titull

Prishtina ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0 në derbin e javës së 21-të të Superligës së Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Leotrim Bekteshi në minutën e 17-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Bardhoku në minutën e 87-të.

Brenda gjysmë ore, Drita luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Onokas.

Me këtë fitore, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, tri më pak se Drita dhe katër më pak se Ballkani. /IndeksOnline/