Prishtina fiton ndeshjen e dytë ndaj Sheriff Tiraspol, nuk mjafton për të kaluar tutje

Prishtina ka arritur fitore ndaj Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e dytë të rrethit të parë kualifikues të Europa League.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, sonte para tifozëve vendas në ”Fadil Vokrri”, shënoi fitore me rezultat 2-1, por nuk mjaftoi për të kaluar tutje, pasi në ndeshjen e parë u mposht me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Gjiganti moldav kaloi e para në epërsi, me golin e Artur Serobyan, në minutën e 51-të.
Pesë minuta më vonë, Hamdi Namani barazoi shifrat në 1-1.
Fitoren Prishtinës ia siguroi talenti 16-vjeçar, Rin Ahmeti, me golin e shënuar në minutën e 65-të./IndeksOnline/