Prishtina fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës.
Prishtina, ka arritur të fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale duke mposhtur liderin aktual të Superligës, Dritën.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ardian Muja, në minutën e 6-të pas një penalltie.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet nesër, ku Llapi do të përballet me Drenicën./IndeksOnline/