75 Mall Live Search
21:55 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prishtina fiton në “frymën e fundit”, s’i ndahet Dritës

Ka përfunduar ndeshja e dytë e javës së 28-të në Supërligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka arritur të realizojë fitore minimale, 1:0 me golin e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes nga Ahmet Januzi.

Prishtina ishte më e mirë se mysafirët gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo arriti që golin e fitores ta shënoj vetëm në minutën e 94 të ndeshjes.

Kjo është një fitore tejet e rëndësishme për djelmoshat e Dallkut, pasi tanimë kanë vetëm 1 pikë më pak se Drita, skuadër kjo që në kuadër të xhiros së 28-të ndeshet me Llapin./IndeksOnline/