Prishtina fiton në sekondat e fundit ndaj Feronikelit ’74, siguron mbijetesën

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ’74, në ndeshjen e parafundit të këtij sezoni në Superligë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për 0:1 e shënoi Rron Raçi në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Prishtina pothuajse e ka siguruar edhe matematiksht mbijetesën në Superligë.
Klubi kryeqytetas tani ka 47 pikë në pozitën e 7-të, tri më shumë se vendi i 8-të, Llapi (44), që ka një golaverazh -1, kurse Prishtina +6./Indeksonline/
