Prishtina “full” me vetura edhe pas orës 19:00

Ndonëse në ora 19:00 qytetarët në komunën e Prishtinës supozohet të jenë në shtëpi për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.
Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline kryeqyteti shihet i mbushur me vetura pas orës policore.
Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë 21 komuna, përfshirë edhe Prishtinën, janë në zonën e kuqe. Në këto komuna ndalohet qarkullimi nga ora 19:00 deri në 05:00.
Në zonën e kuqe janë këto komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.