Prishtina, Fushë Kosova e Gjakova prijnë me numrin e të infektuarve

Nga 77 raste sa janë raportuar si të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin, vetëm në kryeqytet janë raportuar 46 raste.
Në vendin e dytë është komuna e Fushë Kosovës me 7 raste, e pas saj renditet komuna e Gjakovës me 5 raste, komuna e Vushtrrisë me 4 raste, komuna Gjilanit me 3 raste, komuna Mitrovicës me 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Podujevës 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizajit, Lipjanit dhe Shtimes./IndeksOnline/