Prishtina Gastronomy Festival, “Bukë e kripë e zemërbardhë”

Hajdeni me shoqëri!
Hajdeni me shoqëri në Festivalin e Gastronomisë, me dëgju muzikë t’mirë e me vallëzu deri sa t’lodhën këngtarët t’u këndu.

E pse jo, edhe me provu me i hy garës se kush han mëshumë qebapa, e kush pi më shumë birra. Derisa në shtëpizat e vendosura brenda hapsirës së festivalit, gjeni pije e ushqim të të gjitha llojeve.
Mësoni si me e përgatit bakllavën, e si me e pjekë mishin, në klasat e shumta të gatimit.
Krijoni shoqëri të re t’u këndu e vallëzu në zemër të Prishtinës.
Prej dates 21 deri me 31 korrik, nga ora 17:00 deri në 23:00, në sheshin “Adem Jashari”.
Për të ruajtur në kujtime momente t’dashura e t’gëzueshme, merrni shoqërinë e ejani në festival!
Rezervoni datat, bleni biletat, hajdeni n’festivalin ma t’këndshëm t’Kosovës!
