Prishtina, Gjakova e Gjilani me më së shumti raste me Covid-19, në 24 orët e fundit

Në raportin ditor të publikuar nga IKShPK-ja, rezulton se edhe sot sic ndodh rëndom Prishtina ka numri më të madh të rasteve aktive dhe të përsonave të prekur nga Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Këtë 24 orësh pozitiv në komunën e Prishtinës kanë rezultuar pozitiv, 36 persona, ndërsa pasohet nga Gjakova me 16 raste e Gjilani me 10 raste, transmeton IndeksOnline.
Më poshtë e gjeni të plotë listën e qyteteve që rrumbullakosojnë shifrën e 112 personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.