75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 06 Janar 2026 / L A

Prishtina gjen ndihmëstrajnerin e ri, sjell ish-lojtarin e saj

Prishtina ka gjetur zëvëndësuesin e Blerim Bunjakut.

Është Erdin Hashani, ai që do t’i bashkohet stafit të trajnerit Afrim Tovërlani, si ndihmëstrajner i skuadrës kryeqytetase.

Hashani sjell me vete përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit, duke udhëhequr më parë skuadra nga Liga e Parë si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari. Po ashtu, ai ka përvojë edhe me Kombëtaren U18 të Kosovës, duke qenë pjesë e stafit teknik.

Në të kaluarën ka qenë edhe futbollist i FC Prishtinës, duke e njohur mirë kulturën, vlerat dhe objektivat e klubit nga kryeqyteti./IndeksOnline/