75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtina, Gjilani e Gjakova i prijnë listës 24 orëshe të të infektuarve me COVID

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të prijë në listat e çdo dite të publikuara nga Institutit i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Nga 158 raste që rezultuan pozitive në 24 orët e fundit, 38 prej tyre vijnë nga Prishtina.

E kryeqytetin e pason komuna e Lutfi Hazirit, Gjilani me 29 raste, për të vazhduar në vendin e tretë me Gjakovën që ka shënuar 13 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Pas saj renditet Peja, e Gazmend Muhaxhirit, me po aq raste sa Gjakova, 13.

Fushë Kosova është komuna tjetër që listohet pas Pejës, me 9 raste, për të vazhduar me Drenasin me 6 raste, e po aq ka edhe Prizreni e Vitia.

Në vendin e nëntë pozicionohet për të enjten Kamenica me 5 raste, për ta përmbyllur dhjetëshen e parë me qytetin e Dragashit me 4 raste./IndeksOnline/