75 Mall Live Search
14:02 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / Gj. Sh

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina do të përballet me Gjilanin, ndeshje kjo e cila nis nga ora 15:00.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Veliqi, Gallapeni, Krasniqi, Nimani, Hamiti, Jashari, Uka, Olivier.

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ismajli, Taipi, Heric, Acka, Basa, Jarovic, Bilalli./IndeksOnline/