75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / C E

Prishtina huazon mbrojtësin e Hajdukut

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U21, qendërmbojtësi i lindur në Krushë dhe ish-anëtari i Lirisë së Prizrenit i transferuar në Hajduk para dy vjetësh, Lumbardh Dellova është transferuar te Prishtina.

Dellova, 21 vjeç, i lindur më 01.01.1999, ka qenë pjesë e rregullt e 18-sh së parë së skuadrës së njohur kroate, Hajduk.

Me Hajdukun II, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë.

Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampoline duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa doja unë, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. T’jua them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e renovuar kundër Anglisë U21”, deklaroi Dellova për faqen zyrtare të Prishtinës.