75 Mall Live Search
22:13 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Gj. Sh

Prishtina i bashkohet Vëllaznimit në finalen e Ligës Unike

Sigal Prishtina ka siguruar kalimin në finale të Ligës Unike.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar ndaj Besëlidhjes nga Shqipëria.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 81-67, me ndeshjen që u zhvillua në Palestrën e Rinisë dhe Sportit.

Në finale, Sigal Prishtina do të përballet me skuadrën e Vëllaznimit, me këtë sfidë që do të luhet nesër me fillim nga ora 20:00.