75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina i gjobit me 100 euro qytetarët që përdorin mjetet piroteknike

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ndalesa e përodrimit të mjeteteve piroteknike është nga data 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.

“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në njoftim./Indeksonline/