Prishtina i lë larg komunat e tjera me të prekur me Covid, vetëm sot 92 raste të reja

Prishtina vazhdon të prijë me numrin e të prekurve me Covid në nivel vendi, transmeton IndeksOnline.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë 92 raste të reja që janë evidentuar nga IKShPK-ja në kryeqytet.
E larg saj kanë mbetur komunat e tjera. Fushë Kosova renditet e dyta me 17 raste, aq sa ka edhe Gjilani, ndërsa në vendin e katërt renditet Gjakova me 14 raste.
Pesëshen e parë e përmbyll qyteti i Pejës.
Më poshtë e gjeni të plotë listën e qyteteve me raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
po vazhdon edhe mëtej të jetë prezente në komunën e Prishtinës,
Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.