Prishtina i ‘prenë hithat’ e Dukagjinit me rrënjë

Skuadra e Prishtinës ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme kundër Dukagjinit.
‘Bardh e kaltrit’ arritën të fitojnë me rezultat të thellë 4:1, transmeton Indeksonline.
Golat për kryeqytetasit i shënuan: Otto John (30’), Januzi(68’), Korenica (85’) dhe Uka(88’). Kurse për Dukagjinin shënoi Merlaku në minutën e 43-të.
Me këtë fitore Prishtina mban hapin me Dritën për titull./Indeksonline/