75 Mall Live Search
14:57 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Prishtina i rikthehet fitoreve, Kryeziu heroi i ndeshjes

Skuadra e Prishtinës i është rikthyyer fitoreve në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit mposhti në stadiumin ”Fadil Vokrri” skuadrën e Ferizajit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Heroi i Prishtinës ishte futbollisti Leotrim Kryeziu i cili ishte shënoi të dy golat në këtë përballje në minutat  6 dhe 67.

Golin e nderit për Ferizajin e shënoi Donat Hasanaj në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka marrë vendin e tretë në tabelë me 15 pikë kurse Ferizaji renditet e fundit me vetëm 8 pikë./IndeksOnline/