21:02 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prishtina i’a merr Vëllaznimit një mbrojtës

Prishtina ka bërë një tjetër përforcim për edicionin e ri.

Skuadra nënkampione e Kosovës ka arritur të fitojë garën me ekipet tjera për mbrojtësin gjakovar Tun Bardhoku.

Kryeqytetasit kanë njoftuar nëpërmjet faqes së tyre zyrtare se Tun Bardhoku është futbollisti i ri i tyre.

Mbrojtësi gjakovar i ka bashkuar tanimë klubit në fazën përgatitore që po e mbajnë në Banjë të Pejës.

Bardhoku luan në disa pozita në mbrojtje dhe mesfushë, ndërsa ai ka qenë së fundmi pjesë e KF Vëllaznimit.