75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / Gj. Sh

Prishtina ia shkakton humbjen e parë Dritës, golat e ndeshjes (VIDEO)

Prishtina ka mposhtur Dritën në udhëtim me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, fitoi ”dramën” në minutat e fundit të ndeshjes duke e përmbysur rezultatin, shkruajn IndeksOnline.

Drita kaloi e para në epërsi me golin e Prince Balde në minutën e 84-të.

Prishtina reagoi shpejt në minutat e fundit duke arritur të marr tre pikë të plota nga ky takim, duke shënuar dy gola brenda dy minutave.

Shefit Shefiti fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 91-të ndërsa Leotrim Kryeziu u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 93-të.

Kjo ishte humbja e parë për Dritën këtë sezon, por pavarësiht kësaj mban ende pozitën e parë në tabelë me 27 pikë, ndërsa prishtina pas kësaj fitore ka marrë pozitën e tretë me 18 pikë./IndeksOnline/