Prishtina ka lezet, por s’ki ku ecën nga makinat që kanë uzurpuar trotuaret
Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet më të mbipopulluara në vend.
Përveç kaosit urbanistik, ku tashmë është betonizuar, kryeqyteti i Kosovës njihet edhe për një kaos tjetër, atë të trafikut, ku gjobat nuk kryejnë punë, shkruan Indeksonline.
Shpesh qytetarët janë shprehur të jenë të zhgënjyer dhe të irrituar se si po zihen hapësirat publike, ato të gjelbëruara, madje edhe vet trotuaret nga makinat.
Një nga pjesët më të ndërtuara dhe që është investuar më së shumti është Rruga B, në të cilën janë fokusuar bizneset, veças kafiteritë.
Përveç fluksit të madh të qytetarëve që po argëtohen në këto orë të vona me pije freskuese në lokale, ata nuk po preokupohen për kalimtarët që po lëvizin në këmbë.
Në këtë fotografi mund të shihni se si dy anët e trotuareve në këtë rrugë janë tërësisht të zënë nga makinat./Indeksonline/
