75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / Gj. Sh

Prishtina Kampion në ”Bon Voyage Superligën U-21” e Kosovës

Skuadra e Prishtinës U21, është shpallur Kampion i Kosovës në ”Bon Voyage Superliga U-21”.

Të udhëhequr nga Azem Ahmeti, bardhekaltërit shkruan historinë duke u bërë skuadra e parë që fiton Superligën e Kosovës U21, sezoni i parë i këtij formati, shkruan IndeksOnline.

Prishtina ishte e para në tabelë në pjesën e rregullt të garave, derisa në play-off, ka fituar dy ndeshje, 2-1 ndaj Gjilanit dhe sot 2-0 ndaj Llapit.

Ndeshjen e fundit, skuadra nga kryeqyteti do të luaj ndaj Lirisë, me datë 9 qershor./IndeksOnline/