16:01 / E Martë, 07 Korrik 2020

Prishtina kërkesë Policisë për ndeshjen kundër Dritës

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit, ndalojnë çdo lloj aktiviteti në Prishtinë pas orës 21:00.

Sipas këtyre masave, klubi i Prishtinës nuk mund t’I luaj ndeshjet në mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Ndeshja kundër Dritës që luhet në fundjavë, ishte planifikuar të luhet në mbrëmje.

Për ndeshjet që luhen në mbrëmje, Prishtina ka dërguar një kërkesë në Polici që të lejohen të zhvillohen dhe të mos ju ndryshohet orari.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i ekipit nga kryeqyteti, Granit Begolli, por ka thënë se nuk e di se nëse do të aprovohet kjo kërkesë.

Mbetet të shihet se çka do të vendosë Policia e Kosovës./Indeksonline/

Mos i humb