Prishtina kërkon favor nga Flamurtari në luftë për titullin e kampionit
Lufta për titullin e kampionit në Superligë, vazhdon të zhvillohet në mes të Feronikelit, Prishtinës dhe Llapit.
Sot me fillim nga ora 14:00, Prishtina do të luaj në Suharekë kundër Ballkanit ndërsa Feronikeli me Flamurtarin në Prishtinë.
Skuadra e Mirel Josës kërkon që më fitore eventuale të rikthehet në pozitën e dytë, të cilën i’a rrëmbeu Llapi pas fitores së thellë 4-0 ndaj Lirisë në Prizren.
“Bardhë e kaltërit” do të kenë nevojë që Flamurtari ta ndalë qoftë edhe me një barazim liderin Feronikeli, për të shkurtuar diferencën e pikëve që aktualisht është 5. /Indeksonline/