Prishtina kërkon të rikthehet te fitorja, formacionet zyrtare ndaj Ferizajit

Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Ferizaji e shtata me 14 pikë.
Formacionet Zyrtare:
Prishtina: Nika, Islami, Llugiqi, Krasniqi, Gallapeni, Ajdini, Bytyqi, Raqi, Boueye, Ngatta, Akinbule.
Ferizaji: Jovanovski, Haxhimusa, Imamovic, Kurtaj, Shabani, Topalaj, Abdul, Jusufi,Gligorov, Avdulli, Ramusa./IndeksOnline/
