75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / OSH

Prishtina, kjo katrahurë e vërtetë

Nuk gjen ditë të javës në të cilën mund të vozitësh pa hasur në kolona të gjata deri në një kilometër e më shumë në Prishtinë.

Të hysh brenda kryeqytetit, por edhe të dalësh prej tij, nga cila do pikë, nga cila do kyçje qoftë në orën 08:00, 09:00 apo edhe në mes të ditës, e të mos flasim për kohën e pasdites kur edhe qytetarët përfundojnë punët e tyre, është një sfidë në vete.

Nervoza, stresi që shkaktohet nga pritjet e gjata është i pashmangshëm në mesin e qytetarëve.

Shto këtu edhe ndonjë aksident që shkaktohet gjatë këtyre pritjeve, për të kuptuar se Prishtina vërtet është një katrahurë dhe se shpëtimi i saj nga kjo gjendje duket i pamundur, me rrugët që ka e me ndërtimet e vazhdueshme që po bëhen brenda saj.

IndeksOnline ju sjell pamje të kolonave në disa pika të kryeqytetit.

Fjalët janë të tepërta./IndeksOnline/