75 Mall Live Search
15:23 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prishtina kryeson listën e të infektuarve

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me Covid-19, 157 pacientë janë shëruar dhe kanë vdekur 5 persona.

Për nga numri i të infektuarve përsëri prin Prishtina me 48 raste, pasuar nga Ferizaji me 11, e Fushë Kosova me 9 raste, shkruan Indeksonline.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.