75 Mall Live Search
15:33 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / KV

Prishtina kryeson me pjesëmarrjen më të lartë në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 33.82% e qytetarëve

Kryeqyteti po rezulton komuna me pjesëmarrjen më të lartë deri më tani në zgjedhjet e 2025-s.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 në Prishtinë kanë votuar 74,230 qytetarë nga gjithsej 219,516 votues në listë, që përbën një pjesëmarrje prej 33.82%.

Procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe në të gjitha 262 vendvotimet, prej të cilave 253 tashmë janë të procesuara (96.56%).

Prishtina momentalisht është komuna me përqindjen më të lartë të votuesve krahasuar me komunat tjera të mëdha të vendit, ndërsa pritet që pjesëmarrja të rritet më tej me afrimin e orarit të mbylljes së kutive të votimit.