Prishtina lëshon pikë, Drita fiton (Foto)
Skuadra e Prishtinës ka barazuar në xhiron e 23’të të Vala Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit barazuan pa gola 0 me 0 me kampionin aktual Trepça ’89, shkruan IndeksOnline.
Barazimin e Prishtinës më së miri e shfrytëzoi Drita, e cila mposhti 3 me 1 Drenicën.
Golat për ekipin nga Gjilani i shënuan: Kastriot Rexha, Liridon Leci dhe Xhevdet Shabani. Të vetmin për mysafirët e shënoi Abazi.
Me këtë fitore Drita mbetet në pozitën e dytë me 41 pikë, vetëm dy më pak se lideri Prishtina.
Drenica pas humbjes mbetet në pozitën e 8’të me 33 pikë, kurse 89-shi në pozitën e 6’të me 35 pikë./IndeksOnline/