14:56 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Prishtina lidhet me “melaqe”, nënshkruan me futbollistin arab

FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi.

Faisal së fundmi ka qenë pjesë e Mladost DG në Mal të Zi.
Futbollisti i talentuar karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb.

23-vjeçari, i cili aktivizohet si mbrojtës është njoftuar me ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit tonë, Driton Krasniqi.

Ai pas firmosjes së kontratës është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi./Indeksonline/