15:10 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishtina, Lipjani e Mitrovica, të parat me numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit

Pak më parë IKShpK-ja ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, në lidhje me personat e prekur me Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Siç ndodh zakonisht, edhe këtë të enjte prin komuna e Prishtinës me numrin më të madh të të infektuarve gjatë kësaj periudhe. Janë 24 raste të raportuar nga komuna e Prishtinës në këto 24 orët e fundit.

Pas Prishtinës renditet Lipjani me 7  raste  e pasohet nga Mitrovica me 6 raste.

Pas tyre renditet në vendin e katërt komuna e Fushë Kosovës me 4 raste aq sa ka edhe ajo e Prizrenti. Ndërsa nga tri raste kanë komuna e Klinës dhe ajo e Suharekës.

Lista e plotë me renditjen e komunave:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.