75 Mall Live Search
07:57 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / C E

Prishtina lirohet nga karantina, e mbulon mjegulla

Nga e premtja në mbrëmje, Prishtina ka qenë e mbyllur për shkak të numrit të shumtë të rasteve me koronavirus.

Gjatë fundjavës, hyrje-daljet në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të Kosovës janë bërë vetëm me raste të veçanta, shkruan Indeksonline.

Nga mëngjesi i sotëm, saktësisht nga ora 05:00 është larguar ndalesa dhe qyteti i është kthyer normalitetit.

Sot shihet një mjegull e lehtë që ka mbuluar Prishtinën në orët e para të ditës.

Numri i të infektuarve në Prishtinë është dukshëm më i madh në krahasim me qytetet tjera dhe është parë një shqetësim i madh nga institucionet shëndetësore. /IndeksOnline/