75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 06 Shtator 2024 / G T

Prishtina luan miqësoren me Besa Pejën, e mposht me rezultat të thellë

Në fushën e “2 Korrikut”, u përballën Prishtina dhe skuadra e themeluar rishtazi, anëtari i Ligës së parë, Besa Peja.

Bardhekaltrit fituan takimin me rezultat të thellë, 5:1.

Që në pjesën e parë rezultati ishte, 3:0, me dy golat e Albin Krasniqit (në golin e parë Limani asistues) dhe të Igball Jasharit (N’Gatta asistues).

Në pjesën e dytë, skuadra pejane ngushtoi rezultatin në 3:1, por vendësit shënuan edhe dy herë të tjera me Kryeziun dhe Sobowalen asistues, ky i fundit shënoi edhe golin e pestë përfundimtar në ndeshje.