15:35 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / S Z

Prishtina Mall dërgon tri çifte në një udhëtim romantik në Venedik – Përjetoni Magjinë e Dashurisë!

Me rastin e festës së të dashuruarve – Shën Valentinin, Prishtina Mall organizon një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ofertash të speciale për të gjitha çiftet.

Dyqanet në Prishtina Mall kanë përgatitur oferta dhe zbritje të veçanta për të bërë dhurata romantike e të paharrueshme për të dashuruarat/it tuaj. Nga rroba të bukura për femra dhe meshkuj, këpucë, çanta, orë, syze, parfume, kozmetikë e deri te dhuratat unike nga ari dhe diamanti, këtu do të gjeni diçka për çdo stil dhe shije. Zonjat mund të vizitojnë sallonet tona të
bukurisë për femra, për tu dukur edhe më e veçantë për këtë festë.

Përveç dhuratave për çifte, në Prishtina Mall mund të shijoni një darkë romantike në restaurantet ekskluzive, mund të argëtoheni në CineStar – kinemanë më të avancuar në vend apo mund të vizitoni HyperActive – qendrën e argëtimit më të madhe dhe më interesante në rajon.

Për të kapur bukurinë dhe emocionin e kësaj dite të veçantë ne po dhurojmë një udhëtim Romantik për tre çifte në qytetin e romancës – Venedikun. Postoni foto të bërë në ambiente e
Prishtina Mall dhe postoni në profilin tuaja duke përdorur hashtag-un #rrugadrejtdashnise dhe do të keni mundësinë të fitoni udhëtimin e ëndërrave.

Ejani dhe bëhuni pjesë e magjisë së dashurisë – vetëm në Prishtina Mall.