75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / FR

Prishtina Mall: Përkushtim ndaj Komunitetit përmes Aktiviteteteve CSR

Prishtina Mall është më shumë sesa një qendër tregtare, është një pjesë e pandashme e komunitetit. Me një përkushtim të thellë për të kontribuar në mirëqenien sociale, ne kemi zhvilluar një sërë aktivitetesh të përgjegjësisë sociale gjatë gjithë vitit. Këto iniciativa janë dëshmi e angazhimit tonë për të sjellë ndikim pozitiv dhe për të forcuar lidhjet me komunitetin tonë.

Nga mbështetja për fëmijët në sensibilizimi për shëndetin, deri te promovimi i të drejtave njerëzore dhe mbrojtja e mjedisit, aktivitetet tona janë të projektuara për të ndikuar në mënyrë të drejpërdrejt. Përmes bashkëpunimeve me organizata vendore dhe ndërkombëtare, Prishtina Mall ka treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më të barabartë. Kujdesi ynë ndaj nevojave të komunitetit dhe përgjegjësia e Prishtina Mall do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tepër gjatë viteve në vijim.

————– 

Aktivitetet Kryesore CSR të Prishtina Mall në 2024:

  1. Shoqata Jetimat e Ballkanit – Gjatë gjithë vitit
    Vendosja e arkave të donacioneve në të gjithë qendrën tregtare për të mbështetur jetimët.
  2. Aksioni i dhurimit të gjakut – 16 Prill dhe 7–8 Shtator
    Sensibilizim për rëndësinë e solidaritetit përmes dhurimit të gjakut, me pjesëmarrje nga e gjithë Kosova.
  3. Partneriteti me HandiKos – Që nga 14 Maji
    Mbështetje për individët me nevoja të veçanta përmes donacioneve dhe mjeteve ndihmëse për vizitorët.
  4. Donacion librash – 22 Maj
    Pasurimi i bibliotekës së shkollës SHFMU “Rizah Matoshi” në Nikadin, Ferizaj.
  5. Partneritet me Fakultetin Ekonomik – Nga 30 Maji
    Mbështetje për iniciativat akademike që fuqizojnë të rinjtë profesionistë.
  6. Mbështetja për SOS fshatin – Nga 1 Qershori
    Vendosja e arkave të donacioneve për mbështetje të fëmijëve në nevojë.
  7. Muaji i Prindërimit me UNICEF – 21–30 Qershor
    Aktivitetet e të nxënit përmes lojës për fëmijët, duke promovuar zhvillimin holistik.
  8. Dita Ndërkombëtare e Rinisë – 12 Gusht
    Fushata UNFPA BodyRight për të adresuar dhunën kibernetike dhe sigurinë online.
  9. Dita Botërore e Pastrimit – 20 Shtator
    Bashkëpunim me “Let’s Do It – Let’s Clean Kosovo” për ndërgjegjësimin mbi mjedisin.
  10. Mbështetje për Shoqatën e fëmijëve me Autizëm – 26 Shtator
    Financimi i terapive dhe sensibilizimi për autizmin në shoqëri.
  11. Maratona “Race for the Cure” – 6 Tetor
    Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.
  12. Fushata e Ndërgjegjësimit për Kancerin – 11–13 Tetor
    Konsultime falas dhe mbështetje për të mbijetuarit e kancerit.
  13. Dita Botërore e Diabetit – 14 Nëntor
    Fushatë ndërgjegjësimi për shenjat e hershme të diabetit.
  14. 16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore – 25 Nëntor deri më 10 Dhjetor
    Partneritet me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe ndërgjegjësimin.
  15. Dita e të Drejtave të Njeriut – 10 Dhjetor
    Mbështetje për Medica Gjakova për të promovuar barazinë dhe dinjitetin njerëzor.
  16. KAEF – 15 Nëntor
    Programi i Bursave për diplomuarit e Fondit Kosovaro-Amerikan të Arsimit (KAEF) ofron bursa të diplomuar në universitetet amerikane për kosovarët e talentuar të cilët demonstrojnë një përkushtim të fortë për zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.