Prishtina mban kreun në Superligë, mposht Drenicën

Prishtina ka arritur fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.
“Bardhekaltrit”, kanë fituar në “Bajram Aliu” me rezultat 3-4, duke mbajtur kështu kreun e tabelës.
Golat e ndeshjes i realizoi Namani, Veliu(2 gola) dhe Zeqiri, ndërsa për Drenicën shënuan Hamiti, Krasniqi dhe Jashari.
Prishtina, mbetet në krye të tabelës ku tashmë ka 22 pikë, ndërsa Drenica në pozitën e 5-të me 11 pikë./IndeksOnline/