75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtina me 30 raste të reja, pasohet nga Prizreni e Gjilani

Në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë shënuar 120 raste reja, e prej tyre më së shumti janë shënuar në Prishtinë, përkatësisht janë 30 raste të shënuara. Pas Prishtinës renditet Prizreni me 16 raste, për tu pasuar nga Gjilani me 13 raste të reja, e në Gjakovë 11 persona kanë rezultuar pozitiv, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e pestë renditet Rahoveci me 7 raste, sa ka edhe komuna e vogël e Vitisë. Deçani ka shënuar 2 raste të reja, aq sa kanë edhe komuna e Kamenicës, Klinës, Malishevës, Obiliqit e Skenderajt.

Ndërsa me nga një rast janë komuna e Fushë Kosovës, Istogut, Mitrovicës, Podujevës, Shtimës e Suharekës.

Njoftimi i plotë:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.