10:15 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kompania rajonale “Pastrimi” do bëjë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si orenditë, shtretër, dollapë, tavolina dhe gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni sipas Komunës do zhvillohet pesë ditë, nga 26 prilli deri më 30 në lagje të ndryshme të qytetit.

“Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në lagje të ndryshme të qytetit prej 26 Prill deri më 30 Prill, andaj ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara.Ju falemnderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/