75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Prishtina me fitoren ndaj Llapit përmirëson renditjen në tabelë, Arbëria fiton pikë të ‘artë’ në Gjilan

Tashmë kanë përfunduar dy takimet e xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e ka fituar takimin ndaj Llapit me rezultatin në 2:0 falë golave të shënuar nga Krasniqi e Shillova, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore, kryeqytetasit renditën në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të grumbulluar aq sa ka edhe Drita.

Ndërsa, takimi mes Gjilanit dhe Arbërisë u mbyll në 1:1, pikë e artë kjo për klubin nga Dobraja e Lipjanit që golin për ta e shënoi, Marclei.

Me këtë barazim, Llapit dhe Arbëria barazohen me pikë, ku kanë 26 sosh.