Prishtina me infrastrukturë te re duket më bukur, vazhdojnë punimet me intenzitet të lartë!

Në kryeqytet po vazhdojnë punimet me intenzitet të lartë në ndërtimin e infrastrukturës në disa lagje.
Gëzim Rafuna Mehmeti nga Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave ka bërë me dije se ndërtimi i rrugës “Nimete Progonati” lidhë disa lagje të kryeqytetit.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Vazhdojnë me intenzitet të lartë punimet në ndërtimin e infrastrukturës në lagjet e Komunës së Prishtinës.
Ndërtimi i rrugës “Nimete Progonati”, gjatësia 670 metra, gjërësia 5 metra. Kjo rrugë e lidhë lagjen “Mat” me lagjen “Prishtina e Re – Zona Lindje” dhe e zvoglon dukshëm gjatësin e qarkullimit te veturavë dhe levizjen e qytetarëve.
Në lagjën “Prishtina e Re -Zona Lindje” kanë përfunduar punimet në ndërtimin e rrugëve: “Emin Sinani si dhe “Demë Ali Pozhari”
#Prishtina me infrastrukturë të re duket më bukur!