Prishtina më ndryshe, shikoni pamjet e rrugës njëkahore për vetura

Nga sot, në Prishtinë ka nisur testimin për shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.
Indeksonline ka realizuar një video nga fillimi (Katedralja) e deri afër “kafeve të vogla”.
Kujtojmë se kryetari i komunës, Perparim Rama ka deklaruar se njëra korsi do të jetë për vetura, kurse tjetra për shëtitje në këmbë dhe me biçikleta.

Në njoftim thuhet se gjatë gjithë vikendit rrugët do të jenë krejtësisht njëkahëshe.
Këto janë rrugët që do të testohen në qarkore njëkahëshe:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore