Prishtina me një këmbë është në finale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti në gjysmëfinalen e parë ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri” pa praninë e tifozëve.
Në pjesën e parë, të dy golat u shënuan nga i njëjti futbollist, shkruan Indeksonline.
Ahmed Januzi ishte realizator i dyfishtë në fraksionin e parë, ku realizoi në minutën e 28-të dhe 43-të.
Golin e tertë për Prishtinën e shënoi Korenica në fund të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 17 qershor në Skenderaj. /IndeksOnline/