15:41 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Prishtina me përforcim para ndeshjeve të Europa League, transferon futbollistin më të trofeshëm në Kosovë

Prishtina ka rikthyer në radhët e veta ish-kapitenin, Behar Maliqi.

Fituesi i Kupës së Kosovës kthen në skuadër Maliqin për të ndihmuar në ndeshjet kualifikuese të Europa League.

33 vjeçari edhe më parë ka luajtur për Prishtinën derisa së fundi ka qenë pjesë e Llapit.

Ky është njoftimi i skuadrës:

Behar Maliqi rikthehet për ta ndihmuar Prishtinën
Ish-kapiteni i duhet skuadrës

Prishtinë, 10 gusht 2020 – Prishtina nuk e pati fare të vështirë të bind ish-kapitenin e saj, edhe pse tani 33 vjeç, shumë i duhur për skuadrën, Behar Maliqi.

Mentaliteti i tij i çeliktë, vullneti i madh, motivimi sportiv – të gjitha këto cilësi të Beharit i duhen tani skuadrës sonë.

Maliqi, me Prishtinën ka qenë i angazhuar për pesë edicione me bardhekaltrit, 2008-2013, 104 paraqitje zyrtare, 11 gola dhe dy tituj kampioni, një kupë dhe një superkupë.

Ish-futbollisti i Fushë Kosovës (2004-06, 2007/08), KEK-ut (2006/07), Partizanit (2013/14), Feronikelit (2014-2018) dhe së fundi i Llapit në dy edicione nga viti 2018.

Behar Maliqi është futbollisti më se së shumti tituj kampioni në Kosovë, gjithsejtë pesë herë është shpall kampion i Kosovës.

“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë. Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ka thënë Maliqi.