75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 31 Maj 2022 / B O

Prishtina me vetëm një kupë këtë edicion sportiv, ia solli Mabetex Prishtina në futsall

Prishtina ka përmbyllur një edicion dëshpërues sportiv. Nuk mbahet mend që kryeqyteti t’i ketë patur punët më ligësht sa i përket rezultateve në sport.

Në të gjitha sportet, kryeqyteti mund të mburret me vetëm një kupë të fituar. Mabetex Prishtina solli kupën e vetme në kryeqytet dhe mund të sjellë edhe të dytën ngase është në garë për titull.

Në futboll, skuadra e kryeqytetit u rëndit e nënta duke mbetur jashtë garave evropiane.

Në volejboll, skuadra kryeqytetase u rëndit e nënta, ndërsa rezultate zhgënjyese pati edhe në basketboll e hendboll./Indeksonline/