21:35 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

“Prishtina meriton më shumë” – Abdixhiku dhe Rama prezantojnë projekte të mëdha për kryeqytetin

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë vazhduar takimet me qytetarët prishtinas, para të cilëve po u prezantojnë programin për katër vitet e ardhshme.

“Prishtina meriton më shumë”, ishte fjalia më e pranishme gjatë takimit me qytetarë në shkollën “Elena Gjika”.

Përparim Rama prezantoi programin që parasheh projekte të mëdha për transformimin e kryeqytetit tonë.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Prishtina meriton më shumë!

Oborri i shkollës “Elena Gjika” na mblodhi mua dhe shumë qytetarë të Prishtinës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ne folëm për idetë dhe investimet që duhen bërë në Prishtinë, sepse siç tha Lumiri, Prishtina ka nevojë për transformim rrënjësor. Unë para qytetarëve shpalosa programin qeverisës, i cili ka projekte të mëdha, projekte që janë ekonomikisht dhe financiarisht të balancuara.

Bashkëpunimi është më se i nevojshëm për ndërtimin e qytetit tonë.

PROGRAMI 2021-2025 👉 www.perparimrama.comPRISHTINA PËR TË GJITHË!
🌳☘️🚶🚴‍♂️🛼⚽️🎾🏀🏃♥️