Prishtina merr tri pikë të mëdha, Arbëria drejtë “fundosjes”

Prishtina ka mposhtur Arbërinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, skuadra nga kryeqyteti mori tri pikë të mëdha ndaj një kundërshtari të fortë siç është treguar Arbëria.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Enis Gavazaj në minutën e 11-të të ndeshjes.
Ai shënoi nga penalltia golin që ia solli tri pikë skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë derisa Arbëria bie në pozitën e tetë me 11 pikë. /IndeksOnline/