Prishtina mposht Malishëvën dhe merr kreun e tabelë, Feronikeli ’74 shënon fitoren e parë

Kanë përfundur dy ndeshjet e sotme të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Malishevës me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Bardheklatërit kishin epërsinë që nga pjesa e parë, të cilën e mbyllën me epërsi 2-0.
Leotrim Kryeziu nga penalltia në minutën e 11-të dhe Drilon Islami në të 37-tin minuta shënuan golat e parë për skuadrën nga kryeqyteti.
Golin e tretë për Prishtinën e shënoi Hasan Hyseni në minutën e 62-të.
Shtatë minuta më vonë Malisheva arriti ta ngushtojë rezultatin me golin e Robert Ndijgi.
Me këtë fitore Prishtina ka marrë kryesimin e tabelës.
Në ndeshjen tjetër e cila u zhvillua në Drenas, Feronikeli ’74 ka marr fitoren e parë këtë sezon, duke mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1-0.
Golin e fitores e ka shënuar Shpresim Zogu në minutën e 85-të./IndeksOnline/